Në listën tuaj të synimeve për vitin e ri, ndoshta duhet të përfshini edhe përmirësimin e jetës tuaj seksuale.
“Qëllimet seksuale zakonisht nuk na vijnë në mendje të parët kur marrim vendime për Vitin e Ri, dhe kjo është një mundësi e humbur”, thotë ekspertja e marrëdhënieve Kelly Gonsalves, teksa shpjegon se “si në çdo aspekt tjetër i jetës sonë, nga shëndeti te financat, po ashtu edhe seksi nuk lulëzon nëse nuk investojmë në të”.
Seks më i mirë, këto janë 5 mënyra për ta arritur atë
Këtë vit, jepini jetës tuaj seksuale rëndësinë që meriton dhe përkushtohuni ndaj partnerit tuaj – dhe mbi të gjitha ndaj vetes. Kjo mund të ndodhë qoftë nëpërmjet një loje seksuale të re, përdorimit të mjeteve ndihmëse. Ju duhet të fokusoheni në përmirësimin e marrëdhënies tuaj, diskutoni dëshirat, çfarë vlerësoni si pozitive apo negative në jetën tuaj seksuale për vitin dhe provoni një nga këshillat e sugjeruara nga Kelly Gonsalves:
–Mësoni së bashku “shkencën e seksit” Vini si synim të lexoni së bashku një libër për seksin, të dëgjoni një podcast për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, apo edhe të merrni pjesë në një seminar për shëndetin seksual për çifte.
-Bëni udhëtime të shpeshta për të bërë dashuri. Çdo 1 herë ose 2 herë në muaj, gjeni dikë që të kujdeset për fëmijën (nëse keni) dhe ikni për një fundjavë diku ku mund të eksploroni jetën tuaj seksuale.
-Provoni diçka të re në shtrat çdo muaj, qoftë pozicioni , vendi, koha e ditës, ndihmat, lojërat me role, etj.
-Njihni trupin e njëri-tjetrit. Kaloni vitin duke u njohur vërtet me trupin e njëri-tjetrit dhe trupin tuaj. Mundohuni të kaloni një muaj të tërë duke njohur çdo pjesë të trupit.
-Mos e anashkaloni vlerësimin Një herë në muaj ose një ditë pasi keni bërë seks, flisni për atë që ju pëlqeu më shumë në takimin tuaj të fundit seksual, cilat gjëra dëshironi të ndryshoni, të mos i bëni dhe çfarë mund të jetë argëtuese për të shtuar herën tjetër.