Ndonjëherë vetë mendimet mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor, vetëvlerësimin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Kështu që është e rëndësishme të njohim disa lloje mendimesh që nuk janë të mira për ne. Për shembull, nëse dikush na komplimenton për arritjet tona, ne nuk duhet ta ulim vetëvlerësimin dhe të themi se nuk është ndonjë gjë kaq e madhe. Në vend të kësaj, duhet ta pranojmë komplimentin dhe ta pranojmë që me të vërtetë e meritonim atë.
Mendimet tona mund të jenë më të fuqishme se sa ne mendojmë. Kështu që hidhini një sy këtyre mendimeve toksike dhe nëse i largoni nga mendja mund të shihni disa ndryshime pozitive në jetën tuaj!
1. Ju mendoni në ekstrem
Të menduarit në ekstrem do të thotë të mendosh gjithçka ose asgjë. Mendoni vetëm dy anë: ose të jeni i suksesshëm në punë ose një dështim i plotë. Në shtëpi, ju duhet të jeni nëna ose gruaja më e mirë e mundshme dhe nëse ka edhe një aspekt të vogël të atyre roleve që nuk po i përmbushni, ju filloni të ndiheni fajtorë dhe të zhgënjyer nga vetja. Lejoni veten të jeni i papërsosur, duke mos përdorur më terma bardh e zi.
2. Përgjithësoni gjërat
Ndonjëherë disa rezultate negative mund t’ju bëjnë të mendoni se gjithçka që vijon do të jetë po aq e mjerueshme. Për shembull, nëse nuk merrni asnjë ofertë pune pas disa intervistave me radhë, mund të mendoni: “Unë nuk jam i aftë. Unë kurrë nuk do të gjej një punë.”
Në vend të kësaj, përpiquni të shihni veten dhe botën përreth jush në një mënyrë më realiste. Pranoni që pengesat ndodhin dhe që ato nuk përcaktojnë kush jeni ose çfarë do të ndodhë më pas. Mos harroni se aftësitë që keni janë të vlefshme dhe se jeni akoma një person me vlera përkundër atyre refuzimeve.
3. Nuk pranoni “feedback” pozitiv
Ju mund të ndiheni sikur nuk e meritoni kur dikush vlerëson punën tuaj. Pra, kur dikush thotë: “Ju keni bërë një punë të shkëlqyeshme!” ju thoni, “Faleminderit, por çdokush mund ta kishte bërë po aq mirë.” Duke vepruar kështu, ju përforconi besimin se nuk jeni të denjë për lavdërime. Mësoni të pranoni reagime pozitive dhe të mos e zhvlerësoni mendimin e të tjerëve.
4. Lejoni emocionet të kontrollojnë vendimet tuaja
Të arrish në konkluzione për veten ose gjërat përreth teje bazuar në emocione është një lloj tjetër i të menduarit që mund të të ndalojë të bësh atë që dëshiron dhe të arrish qëllimet e tua. Për shembull, ju doni të filloni një biznes, por keni frikë se nuk do të funksionojë dhe ndiheni të mbingarkuar nga i gjithë proçesi. Kështu që ju mund të mendoni në bazë të emocioneve që nuk do të bëheni kurrë një bizesmen apo bizesmene.
Nëse keni mendim negativ që në fillim, jeni duke u përgatitur për një dështim. Pra, është e rëndësishme të heqësh qafe ato shqetësime, të përballesh me frikën tënde dhe të mendosh më pozitivisht për aftësitë ose situatën në fjalë.
5. Fajësoni veten shpesh
Kur diçka nuk ndodh ashtu si e prisnim, ne mund ta fajësojmë veten, edhe nëse nuk jemi përgjegjës për atë. Për shembull, nëse fëmija juaj merr nota të këqija në shkollë, mund të mendoni se jeni një prind i keq. Ose nëse keni rezervuar një tavolinë në një restorant për ju dhe miqtë tuaj, por kur keni mbërritur atje, ata nuk kanë ndonjë regjistrim të rezervimit tuaj, ju filloni të fajësoni veten dhe mendoni se të gjithë miqtë tuaj gjithashtu ju fajësojnë për ‘shkatërrimin’ e darkës.
Pra, në vend që të sulmoni vetveten dhe të mendoni: “është faji im, unë mund ta parandaloja atë”, pranoni që ka disa gjëra që janë thjesht jashtë kontrollit tuaj dhe ju nuk jeni përgjegjës nëse diçka shkon keq.
6. Dilni shpejt në konkluzion
Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë po mendon dikush tjetër. Sidoqoftë, nganjëherë kur jeni të shqetësuar ose të pasigurt mund të bëni supozime për atë që të tjerët mendojnë për ju dhe rrallë mund të jetë diçka pozitive në mendjen tuaj.
Mos lejoni që ankthi juaj të kontrollojë se si mendoni dhe ndiheni. Kur vini re që truri juaj është duke bërë leximin e mendjes dhe duke zgjedhur vetëm skenarët më të këqij të asaj që të tjerët mund të mendojnë, ndaloni aty dhe imagjinoni skenarin më të mirë.Class