Burrat nuk janë gjithmonë të mirë për të shprehur emocionet e tyre. Ndoshta edhe e kuptojmë, por rrallëherë e dëgjojmë të na e thonë me zë të lartë çfarë ndjejnë. Në rastin më të keq s’shprehen se ndoshta s’ndjejnë mjaftueshëm, ndërsa në versionin më të mirë, s’janë aq të zotë me deklaratat. Si ta kuptoni që jeni në rrugë të mbarë dhe ai është gati të bjerë në dashuri?
Ai ju dërgon mesazhe idiote
Sa më banale të jenë mesazhet, aq më shumë i dehur nga dashuria është ai. Nëse ju shkruan ndërkohë që po pi diçka, ose nëse ka parë një mace si e juaja, ai është goditur nga shigjeta e kupidit.
Ju telefonon gjithmonë
Ka tre arsye pse meshkujt e marrin telefonin: (a) për punë, (b) për emergjenca, ose (c) për të dëgjuar zërin e dikujt. Nëse ju nuk jeni ndonjë kolege ose një operatore e 127-ës, është zëri juaj ai për të cilin është i interesuar.
Nuk dëshiron më të shkruajë me të tjera
Si iku kjo dëshirë sa hap e mbyll sytë? Dashuria!!!
Ai kërkon këshilla nga ju
“A duken mirë këto këpucët me këto pantallonat?” “Si t’ja bëj për atë muhabetin që të tregova?” Nëse bisedat kanë nisur dhe janë bërë intime, që do të thotë që ai vlerëson dhe merr mendimin tuaj, gjërat po bëhen serioze.
Dëgjoni shokët e tij
Asnjë nuk e njeh atë djalë më mirë se miqtë e tij. Dëgjojini ata nëse ju flasin për ndryshime që kanë vënë re tek shoku i tyre.