Atletet e bardha janë ato që na duhen dhe na pëlqejnë të gjithëve. Fatkeqësisht, bëhen shpejt pis dhe lind nevoja për t’u kujdesur edhe më shumë për to, që në çdo dalje të duken të bardha si të reja! Hiqeni lavatriçen si alternativë për të mos i prishur dhe kombinoni produktet më poshtë që me siguri i keni në shtëpi.
1. Sodë buke + uthull
Përzieni pak ujë të ngrohtë, sodë dhe uthull. Më tej merrni një furçë dhe pastrojini lehtësisht. Pas 3-4 orësh do të shihni që atletet do të shkëlqejnë!
2. Kripë e trashë + qumësht
Kur atletet nisin të marrin atë nuancën e verdhë, është koha për kombinimin më sipër. Pasi t’i keni zhytur atletet në brenda qumështit dhe kripës, lërini të paktë 3 orë. Më tej nxirrini të thahen në një ambient të hapur.
3. Pasta e dhëmbëve
Kur jeni me nxitim dhe atletet nuk janë aq të bardha sa do të donit, nxirrni një furçë, pak pastë dhëmbësh dhe mbaruat!
4. Kripë e trashë + ujë i shkumuar
Përveçe do t’i pastrojë nga jashtë dhe brenda, është super ide për heqjen e aromave të pakëndshme.
5. Limon ose lime
Lëngu i limonit njihet për fuqinë që ka për heqjen e njollave apo ngjyrën e pistë që atletet marrin. Ju duhet vetëm një gjysmë limoni.