Të zgjuarit herët është një prej faktorëve kryesorë të mirëqenies trupore e jo vetëm. Sipas studimeve, të flini mirë gjatë natës e të zgjoheni herët në mëngjes, është absolutisht çelësi për një shëndet të mirë.
Mungesa e gjumit mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të kontribuojnë në shtimin e peshës. Por ashtu sikurse ju duhet të flini mirë, është e rëndësishme të zgjoheni herët.
Më poshtë po ju njohim me 5 përfitimet shëndetësore e të zgjuarit herët.
1. Vigjilencë më të mirë
A doni që të jenë më vigjilent? Provoni të zgjoheni më herët. Shkencëtarët nga Universiteti i Albertës kanë zbuluar se njerëzit që zgjohen herët janë më vigjilentë gjatë ditës dhe më pak nervozë, sesa ato që zgjohen pas orën 9.
2. Performancë më të mirë në punë
Mund të duket sikur edhe ata që zgjohen vonë kanë performancë po aq të mirë në punë, por jo. Hulumtuesit në Universitetin e Edukimit në Heidelberg, Gjermani zbuluan se ata që u zgjuan më herët janë më të prirur që të gjejnë zgjidhjen e problemeve menjëherë. Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes ishin më të përgatitur për të parashikuar problemet e mundshme në punë dhe të iu jepnin zgjidhje.
3. Më pak të stresuar
Të zgjoheni herët mund të iu jap ato orë shtesë për të përmbushur ato që ju keni nevojë ose keni planifikuar gjatë gjithë ditës. Një studim nga Universiteti i Londrës, ka treguar se ata që u zgjuan nga ora e 7 e mëngjesit ishin më pak të rrezikuar nga stresi, depresioni dhe shtimi në peshë.
4. Mund të humbni peshë
Ato që zgjohen herët kanë një shans më të madh për të humbur peshë. Studimet tregojnë se duke punuar që në fillim të ditës, përshpejtohet ritmi i metabolizmit.
5. Më shumë të besueshëm
Të zgjoheni herët mund të ju bëjë më të besueshëm. Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Mjekësisë, ato që zgjohen më vonë janë më pak të besueshëm, më pak të qëndrueshëm emocionalisht, dhe më të ndjeshëm ndaj varësisë.