5 arsye për të mos e mbajtur ngrohësen ndezur gjatë natës!

Kur temperaturat ulen s’ka asgjë që na bën të ndihemi më mirë se një dhomë e ngrohtë mjaftueshëm aq sa të na zërë gjumi. Sado mirë të ndiheni për momentin, jeni duke bërë gabuar sepse gjatë gjumit s’duhet të keni ndezur asnjë ngrohëse! Duke e fikur jo vetëm që kurseni energji (sidomos tani që gjërat po vështirësohen), por po mbroni sistemin tuaj imunitar.

Çfarë disavantazhi ka një ngrohëse e ndezur gjatë natës?

1. Cilësia e gjumit s’do të jetë e njëjtë

Ambientet me temperaturë të lartë gjatë natës do t’ju zgjojnë disa herë nga gjumi dhe ditën tjetër do të ndiheni të lodhur ende pa lënë shtratin. S’do të flini të qetë, do të djerësini dhe shpesh mund t’ju ndodhë t’ju përzihet.

2. Mund të ndikojë në fertilitetin e burrave

Ekspozimi i zgjatur në një vend të ngrohtë mund të jetë faktorë i rëndësishëm në fertilitetin e burrave. Gjithsesi lajmi i mirë është se dëmet që i nxehti shkakton mund të ndreqen. Kjo do të thotë që s’jeni kurrë vonë për të fikur ngrohësen dhe të flini në një dhomë më të ftohtë.

3. Mund t’ju thajë lëkurën

Mungesa e hidratimit shkakton tharjen e lëkurës. Mund të shihni fytyrë të acaruar, të skuqur dhe të thatë vetëm sepse e mbani shumë pranë vetes ngrohësen.

4. Ndikon në sistemin imunitar

Bakteret rezistojnë më gjatë në ajër të thatë, që do të thotë i nxehti mund të bëhet lehtësisht burim bakteresh. Kjo është edhe arsyeja pse ne sëmuremi me grip më shpesh gjatë dimrit, kur përgjithësisht ajri në shtëpitë tona është më i thatë prej ngrohjes.
Advertisement

5. As bebet nuk e preferojnë ajrin e ngrohtë të dhomës

Bebet janë shumë të ndjeshme ndaj të nxehtit pasi lëkura e tyre ka premisa për t’u tharë më shpejt. Ajri i thatë i dhomës ndikon në sistemin e tyre imunitarë duke i ekspozuar më shumë drejt infeksioneve apo virozave.

Author: admin