43 vite më i madh se Melanie, vokalisti i Rolling Stones më i dashuruar se kurrë

Mick Jagger është një ndër këngëtarët më të njohur të të gjitha kohërave. Përveç muzikës, ai është i famshëm edhe për lidhjet e shumta me femrat.

Edhe pse 77 vjeç. vokalisti i “Rolling Stones” konsiderohet ende si një “Don Zhuan”.

Prej disa kohësh ai është në lidhje me një balerinë 43 vjet më të vogël, Melanie Hamrick, me të cilën ka edhe një djalë.

Ata janë përpjekur të mbajnë larg medias lidhjen e tyre, edhe pse sot Mick, me rastin e 34-vjetorit të Melanie, nuk ka rezistuar dot pa e uruar atë publikisht me një “puthje”, në një foto që Melanie ka postuar me të dhe të birin.

Pavarësisht diferencës së madhe të moshës, e cila është objekt debatesh, duket se ata janë më të lumtur se kurrë.

 

Author: admin