Del bilanci i sulmit ndaj centralit bërthamor në Ukrainë.
Tre ushtarë ukrainas u vranë dhe dy u plagosën gjatë sulmit të centralit bërthamor në Zaporizhzhia, raporton skynews.
Më herët, Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, konfirmoi se asnjë material bërthamor nuk kishte rrjedhur në sulmin ajror.
Ai këmbënguli se sulmi nuk ndikoi në asnjë nga gjashtë reaktorët e uzinës, por shkaktoi një zjarr në një objekt shumë afëe reaktorëve.
Grossi tha se situata mbetet “e paqëndrueshme” në Zaporizhzhia, megjithëse stafi ukrainas mbetet në dhomën e kontrollit, sipas kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës.