3 milionë dollarë brenda kutisë së xhamit, ai që e thyen merr të gjitha paratë/ Fushata e ‘çuditshme’ marketingu

Një fushatë e pazakontë marketingu në Kanada është bërë virale për shkak të mënyrës sesi është realizuar. Kompania ‘3M’ eksperimentoi me një fushatë marketingu që përfshin xhamin anti-plumb. Ashtu si Tesla, kjo fushatë marketingu është bërë virale duke ngjallur interes të konsiderueshëm.



Në një stacion autobuzi në Vankuver të Kanadasë, brenda kutisë së reklamave u vendosën 3 milionë dollarë. Kutia e reklamës përbëhej nga xhami i prodhuar nga kompania “3M”. Rregulli ishte i thjeshtë. “Kushdo që arrin të thyejë xhamin, mund të mbajë shumën prej 3 milionë dollarëve”.

Kushti i vetëm për këtë ishte që personat të cilët tentojnë të thyejnë xhamin, duhet të përdorinn vetëm këmbët dhe jo pjesë të tjera të trupit.

Duke qenë se rojet e sigurisë ishin të pranishme në vendin ku ndodhej kutia prej xhami me 3 milionë dollarë brenda, asnjë prej qytetarëve që e provuan nuk arritën të thyenin xhamin. Kjo solli një sukses marketingu për kompaninë, duke provuar cilësinë e xhamit të prodhuar.



Në kutinë prej xhami, ndodheshin në fakt vetëm 500 dollarë të vërteta të vendosura mbi shumën tjetër të parave fallco. Por në rast se një person do arrinte të thyente xhamin, atij do t’i jepej e gjithë shuma e 3 milionë dollarëve në kartëmondedha të vërteta.

Author: morevesh