Që prej nisjes së formatit, Kristi ka qenë “krahu i djathtë” i Oltës, ku thuajse në çdo debat i dilte në mbështetje, por edhe bisedat mes tyre ishin shumë të shpeshta.
Pasi marrëdhënia e tyre u ftoh, Luizi u afrua me Kristin, për të krijuar një lloj miqësie me të, në interes të lojës. Kristi thotë se ai të paktën tre herë i ka ofruar atij aleancë, por ai me respekt ka refuzuar.
Duke biseduar me Qetsorin dhe Antonetën, Kristi u shpreh se ai dëshiron që të ketë një person që të jetë komplet e kundërta e tij, pasi vetëm në atë mënyrë mund të ketë përplasje.
I pyetur nga Antoneta se cilin prej banorëve, sheh ai si lojtar që mund të ketë debate, Kristi tha se me asnjërin prej tyre, por përmendi Bledin që ka lënë shtëpinë e Big Brother.
Kristi tha se me Bledin kishin gjithmonë “përplasje” sepse të dy, kishin mendime të kundërta dhe se kjo gjë i pëlqente.