Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me kapjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në automjetet të tipit “Toyota Yaris” në vitin 2018.
Lala tha se pak kohë pasi u sekuestrua kjo shumë parash nga autoritetet, në Shqipëri mëbrriti një biznesmen gjerman i cili shkoi në prokurori dhe deklaroi se ishte pronari i parave.
Gazetarja tha në emisionin “Opinion”, se biznesmeni kishte kapital të vogël dhe linte dyshime për burimin e parave, por sipas saj, prokuroria nuk bëri verifikimet e duhura pasi në këtë dosje ka ndërhyrje politike.
“Në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman i cili pretendonte, ka hyrë në 13 Mars 2019, ka shkuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, ka deklaruar që unë jam personi dhe pronari i kësaj shume parash. Carlo Rizato, në 13 Mars 2019 ka hyrë në territorin shqiptar, ka qëndruar vetëm 1 ditë në Shqipëri, ka deklaruar përpara prokurorëve shqiptarë se jam unë pronari, por ndërkohë në dokumente që ne disponuam nga autoritetet gjermane …
Ai thoshte që unë do t’i investoja në biznes në Shqipëri në bregdetin e Semanit do të bëja disa resorte turistike dhe ishin falsifikuar pronat të familjes së njohur Vrioni dhe më pas ajo që çfarë mua më shqetëson edhe sot është fakti se si prokuroria shqiptare dhe dy prokurorë të cilët janë aktualisht në SPAK mbyllën sytë përballë një dosje kaq të rëndësishme. Sepse nuk morën as mundimin dhe nuk bënë as përpjekjen më minimale për të konfirmuar nëse dëshmia e biznesmenit Rizato ishte ose jo e saktë”-,tha Lala./Opinion.al