28 vjeçari nga Italia, që ushtron profesionin e eskortës, Enea ka zbuluar se ofertat më të mëdha vijnë nga Dubai.
Gjatë një interviste për emisionin Real People në Euronews Albania, Enea u shpreh se meshkujt që punojnë zhigolo në Dubai marrin rreth 2 mijë euro në një orë.
“Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zhigolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë”, tha Enea.
Sipas Eneas, kryesisht kontaktet vihen nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe faqeve online, ku vendos foton dhe përshkrimin dhe më pas janë klinetët ata që të kontaktojnë.
“Ka shumë rrjete sociale, por ka dhe faqe interneti ku hedhim fotot tona, emrin artistik, vëmë ndonjë përshkrim të vogël”, tha ai.