Astrologu Jorgo Pulla ditën e sotme ishte i pranishëm në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku tregoi parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për muajin Prill. Duket se më e privilegjuara ndër do të jetë shenja e Gaforres teksa shton se ky muaj është i spikatur për gjithë vitin.
“Duhet të kemi kujdes disa data. Data 7, 13, 20 dhe 27. 7+2=9 çështje qeverie… diskutohen ca gjëra në lidhje me qeverinë dhe ka lajme të mira”.
Teksa Jorgo e tha këtë, Ermali e pyet se Kryeministri Edi Rama është Gaforre, pra edhe ai përkedhelet nga yjet? A do fitoj sipas astrologjisë zgjedhjet? Jorgo duke u treguar pak diplomat theksoi se për të gjitha Gaforret muaji prill është i artë dhe do të festojnë në datën 27 mars.
Teksa flet për Prillin, Jorgo dëshiron të shtoj se muaji Prill i këtij viti është një nga muajt më të mirë, krahasuar edhe me tre vitet e fundit. Ndër të tjera shtoi se në javën e parë, me hënën e plotë, është koha më e mirë për të rregulluar çdo çështje për të gjitha shenjat.
Megjithatë Jorgo veçon tre shenja si më të përkëdhelura këtë muaj, Demi, Shigjetari dhe Virgjëresha./abcnews.al