Një vajzë nga Suedia është kritikuar në rrjetet sociale pasi i propozoi të dashurit të saj për martesë. Ukabed Sheybani u takua me Cherno Ameri në muajin Mars ku u dashurua aq shumë me të dhe e kuptoi se sa e veçantë ishte marrëdhënia mes tyre, prandaj nuk ngurroi që të merrte iniciativën e para për ta propozuar.
Vajza 24-vjeçare ka publikuar në rrjetet sociale momentin kur i propozoi të dashurës, por ky gjest nuk u prit mirë nga shumë njerëz, ku e kritikuan dhe e komentuan si një veprim të turpshëm.
Ajo shihet duke iu ulur në gjunjë dhe i shfaq unazën e martesës. Djali i emocionuar dhe njëkohësisht i habitur filloi të qeshte dhe ta puthte atë, duke vendosur unazën në gisht. Kjo video ka marrë rreth 10 milion klikime në TikTok.
Ukabed shprehet se gjëja që i ka bërë më shumë habi ishte se komentet negative që kishte marrë në rrjetet sociale ishin më shumë nga vajzat.
https://www.tiktok.com/@ukabedsheybani/video/6977375519545380098?referer_url=https%3A%2F%2Fmeganews.al%2F&referer_video_id=6977689278868458754&refer=embed&is_copy_url=0&is_from_webapp=v1&sender_device=pc&sender_web_id=6953973386607527430