21-vjeçarja shqiptare thyen tabutë/ Bëhet zjarrfikësja e parë femër në Malin e Zi

lmira Sallovic është emri i shqiptare, e cila ka thyer tabutë në Malin e Zi.

E themi këtë, pasi ajo është e para vajzë që është bërë pjesë e zjarrfikësve në Malin e Zi.

Shqiptarja ka treguar se kjo punë e ka bërë mjaft të fortë. Almira është zjarrfikëse prej tetë muajsh.

Po ashtu ajo thotë se këtë punë e bën me mjaft dëshirë dhe vullnet. Në një intervistë për ‘’RTV Dukagjinin’’, ajo ka thënë:

Tash e tetë muaj ushtroj profesionin e zjarrfikëses. Është një punë që e bëj me plotë dëshirë e vullnet. Qysh në moshën e fëmijërisë ëndërroja të isha një zjarrfikëse, por Ulqini ishte vend i vogël dhe pothuajse asnjë zjarrfikëse në tërë Malin e Zi nuk e gjeje. Pasi mbarova shkollën e mesme më pëlqenin më shumë punët e meshkujve. U regjistrova në fakultet në drejtimin për police por sapo mbarova vitin e parë u punësova në këtë profesion ku jam edhe sot.”

Gjithashtu 21-vjeçarja ka treguar se ajo hoqi dorë nga profesioni që prindërit e saj ëndërronin për të. për t’iu bashkuar zjarrfikësve të Ulqinit, duke mos e ndalur rrugën që ajo kishte nisur.

Ajo ka treguar edhe se:

Sigurisht pa përkrahjen e familjarëve nuk do ia kisha dalë. Në fillim më thoshin: ‘sa do mund të ia dalësh’, “Mos rreziko!’’, ‘’Je një femër’’, ‘’Je e para në Mal të Zi’’, ‘’Ulqini është një vend i vogël’’. Kur e panë që unë nuk heq dorë, më mbështetën atëherë dhe sot. Në Mal të Zi më kanë pritur shumë mirë. Janë habitur pak, por më kanë përkrahur.”

Author: admin