Nga Adriatik Doçi
Ka një paqartësi ndoshta të qëllimshme rreth pagave të ‘çmendura’ që jep Françesko Beketi për disa personazhe në Tiranë, të cilët ‘luftojnë me regjimet imagjinare’, gjashtë vjet pas mbylljes së televizionit të tij Agon Channel. Në listë pagesat e muajit prill 2021, rezulton se analisti Andi Bejtja merrte rreth 18 mijë USD pagë në muaj nga televizioni nën sekuestro i Françesko Beketi, sot në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Andi Bejtja ka bërë një reagim publik të paqartë, ku as nuk e mohon dhe as nuk e pranon pagën, thua se paga është një poezi hermetike dhe jo para të thata që kalojnë ose jo në llogari.
Në janar të vitit 2020, bashkëshortja e Andi Bejtjas, Sonila Bejtja, ka deklaruar për herë të parë pasurinë, pasi u emëruar në mënyrë të diskutueshme nga Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sonila Bejtja thotë se nga janari i vitit 2016 Andi Bejtja nuk është paguar nga kompania e Beketit.
Por, ajo thotë se AgonSet (Agon Channel) ka deklaruar listat pagesat në tatime, ku figuron Andi Bejtja me pagë 18 mijë USD në muaj. Nëse Andi Bejtja ka të drejtë të tregohet i paqartë, gruaja e tij Andi Bejtja, është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe mban përgjegjësi penale nëse bën deklarim të rremë.
Në këto rrethana shtrohen disa pyetje, të cilat duhet t’u përgjigjet SPAK;
-Pse AgonSet (Agon Channel) duhet të deklarojë listë pagesa të paqena në tatime?
-Pse në listë pagesa rezultojnë Andi Bejtja dhe Fatos Lubonja, që luftojnë për demokraci në oborrin e Metës dhe Berishës, dhe nuk figuron për shembull Sonila Meço?
-Pse Andi Bejtja nuk thotë nëse i ka marrë apo jo paratë?
-A ka gënjyer Sonila Bejtja me deklaratën e pasurisë?