176 fëmijë shqiptarë që kërkonin azil janë zhdukur/ Ministri britanik e konfirmon

Dyqind fëmijë akzilkërues të cilët ishin akomoduar në hotelet e drejtuara nga Home Office janë zhdukur.



Kjo shifër është konfrimuar për herë të parë nga vetë ministri i Brendshëm britanik, Simon Murray, i cili tha se 176 prej fëmijëve të zhdukur janë me origjinë shqiptare.

Kjo deklaratë e ministrit ka ardhur pasi më herët Observer raportoi se një dëshmitar nga një hotel i Home Office në Brighton kishte pohuar se disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë objektit dhe i kishin future në makina.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje, Lord Murray zbuloi shifrat, të cilat janë grumbulluar që nga korriku 2021.



“Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas”, tha ai.

Departamenti u paralajmërua nga policia se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB, me varka të vogla , pa prindër apo kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Ka gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brighton.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.



Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim.

Author: morevesh