11 minuta në hapësirë, Jeff Bezos: Ishte si një parajsë

11 mkinuta në hapësirë dhe miliarderi Jeff Bezos tha se e ka të vështirë të shprehë me fjalë atë që kishte përjetuar nga kjo eksperiencë.

“Kur isha në hapësirë, gjëja e çuditshme ishte kur shikoja tokën. U befasova. Ne u ngritëm shumë lart, ndërsa toka zvogëlohej gjithnjë e më shumë. U bë e vogël, e brishtë.

Ne dhe anëtarët e ekuipazhit nisëm të argëtoheshim, të luanim e të fluturonim në ajër. Për mua ishte si parajsë e gjitha. Ishte e çuditshme të lëvizje në atë mjedis, një përjetim i paparë”, tha multimiliarderi për CNN.

Author: admin