Saif al-Islam Gaddaf, djali i diktatorit libian, Muammar Gaddafi nuk do të mund të kandidoj në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 dhjetor.
Komisioni Zgjedhor Libian ka hedhur poshtë kandidaturën e tij pasi i njëjti kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për “krime kundër njerëzimit”.
Ai paraqiti kandidaturën e tij më 14 nëntor dhe është një nga 25 kandidatët e refuzuar, sipas një deklarate nga Komisioni i Lartë Zgjedhor.
Në zgjedhjet presidenciale kanë aplikuar 98 kandidatë, mes të cilëve dy gra./Shqip.com