Aktualitet

Lajm i mirë/ Rama: “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”, tashmë në duart e nxënësve në diasporë!

By vizional

September 25, 2024

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se nxënësit dhe mësuesit në diasporë, kanë tashmë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II.

Rama shkruan se kjo do të ndihmojë në procesin e mësimit të gjuhës së bukur shqipe, traditave dhe kulturës tonë, për brezin e ri.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.