Lajm i madh për Kosovën/ Parlamenti Europian i hap rrugë heqjes së...

Lajm i madh për Kosovën/ Parlamenti Europian i hap rrugë heqjes së vizave

475
0

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro, raporton Express. “Kërkoj të votoni pro liberalizimi të vizave për Kosovën. Nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin. Dihet se Kosova ka përmbushut të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizim të vizave”, ka thënë raportuesja e BE-së për Republikën e Kosovës, Tanja Fajon.