LAJM I HIDHUR/ Ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës

LAJM I HIDHUR/ Ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës

515
0

Ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës. Muhamet Liko u nda nga jeta sot në Itali. Ai ndodhej në shtetin fqinj për një kontroll periodik shëndetësor por pas kontrollit nje atak kardiak i ka marrë jetën. Parodistët e  Vlorës prej dekadash janë një trupë profesioniste që ka marrë jo pak vlerësime nga publiku. Ata e prekën skenën për herë të parë në vitin 1967. Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.

61536425_2290749251147154_2106366852333568000_n (1).jpg