LAJM I FUNDIT/ Tensione te burgu 313, miqtë e Aleksandër Muratajt rebelohen:...

LAJM I FUNDIT/ Tensione te burgu 313, miqtë e Aleksandër Muratajt rebelohen: Lejojeni të shkojë në varrim!

960
0

Pak orë nga varrimi i Admir Muratajt, tensione në burgun 313. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se miqtë e të vëllait, Aleksandër Muratajt janë rebeluar dhe kërkojnë lirimin për disa orë të Aleksandrit për të marrë pjesë në varrimin që do të zhvillohet në Tropojë. Dy ditë më parë ai ka bërë kërkesë të shkojë në varrimin e vëllait, por nuk u lejua dhe kjo ka sjellë zemërimin e të burgosurve.

 

‘Vëllain kam vite që nuk e kam takuar. Më kanë arrestuar se kisha shkuar te shpia e vëllait. Sekuestrimin e pasurive e kanë bërë kur më kanë arrestuar mua para dy vitesh, këto të tjerat i nxjerrin gazetarët për të bërë show, ose ndonjë i paguar.

 

Kam 2 vite në burg më mbajnë kot. Dua të marr pjesë në varrimin e vëllait tim por s’ më thonë as po as jo, nuk më japin përgjigje’, deklaroi për mediat ditën e sotme Aleksandër Murataj.