Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Pas konferencës së Rama, del para mediave Luzim Basha: Shpreh keqardhje për vendimin e BE, por…

By vizional

October 18, 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë para mediave menjëherë pas përfundimit të konferencës së kryeministrit Edi Rama, duke shprehur fillimisht keqardhjen për vendimin negativ të BE për negociata me Shqipërinë.

 

Por Basha u shpreh se e prisnin këtë vendim, ndërsa tha se kryeministri po tenton ta shesë si një përplasje mes vendeve anëtare dhe jo si pasojë e keqqeverisjes së tij.basha

 

 

 

“Doja ta nisja me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme, nuk është ajo që dëshiruam, shpresuam, por do të ishte gënjeshtër po të thonim që nuk e prisnim.

 

Që pas 9 kushteve të vendosura, ishte e qartë që KE, nuk do të mund të merrte një vendim më pozitiv se ai, por vetëm një më negativ.

 

PD dhe unë, kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë demokratë në Bundestag, që ta transformonin në “JO” në një proces kushtëzimi që do të mundësonte “PO”.

 

Dua të shpreh mirënjohjen nga Merkel dhe partisë sonë simotër atje, për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë brenda grupit CDU CSU, por që së bashku me socialdemokratët gjermanë, të rakordonin një dokument udhërrëfyes për hapjen e negociatave.

 

Arsyet për këtë janë të qarta, dhe unë ftoj këdo që mund t’i ketë harruar, t’i rikthehet 9 kushtet të Bundestagut, ishin 5 u bënë 7, u bënë 9, kjo tregon se Shqipëria po shkon prapa.

 

Dy kushtet e fundit tregojnë dështimin më të madh, për shkak se kryeministri vuri fatin e tij dhe bashkëpunëtoreve të tij të kapur në krim, mbi fatin evropian të Shqipërisë.

 

Ka një përpjekje për ta shitur të sotmen si një përplasje mes vendeve anëtare të BE, dhe jo me keqqeverisjen e qeverisë së Shqipërisë”, tha Basha.