LAJM I FUNDIT/ Ndalohet Kryetari demokrat i Bashkisë Lezhë dhe 7 zyrtarë...

LAJM I FUNDIT/ Ndalohet Kryetari demokrat i Bashkisë Lezhë dhe 7 zyrtarë të tjerë

420
0

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është arrestuar sot nga Policia e Shtetit pas një urdhër-arresti të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Lajmi u konfirmuar zyrtarisht nga organi i akuzës. Në total janë nën hetim 23 persona, për 8 prej tyre është ekzekutuar masa “arrest me burg”, mes tyre kryetari dhe n/kryetari i Bashkisë së Lezhës, bëri të ditur prokuroria. Ata akuzohen për shpërdorim detyre për një çështje nën hetim për abuzim me pronat në bregdet. Fran Frrokaj është i zgjedhuri i Partisë Demokratike në Bashkinë e Lezhës. Ky është rasti i dytë ku një kryetar Bashkie akuzohet për abuzime me tokat në bregdet. Afro një muaj më parë u arrestuan zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës, ku nën hetim është edhe kryetari i bashkise i zgjedhuri i PDIU. Teksa diskutohej mbi arrestimet per tjetersimin e tokave në Kavaje ne studion e “Opinion”, zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, paralajmëroi se ka dhe qytete të tjera dhe rastet janë në hetim e sipër. “Bëhet fjalë për zona bregdetare, ranishte, si toka bujqësore, por një zonë konkrete nuk mund të them, pasi identifikohen personat dhe janë ende në hetime e sipër. Ka dhe prona të tjera dhe hetime që po kryhen”. Më vjen keq janë në hetim dhe nuk mund të shprehen për çështjet që janë në hetim. Mund të them vetëm mekanizmin që është konstatuar. Janë bërë akte fiktive, shitblerje fiktive, blerësi më pas ka kërkuar njohjen si pronar dhe regjistrimin në hipotekë. I gjithë mekanizmi që është bërë është se ka një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, tha zv/ministri i Brendshëm.