Lagështira apo thatësira, cila ndikon më shumë në gjumin e mirë

Lagështira apo thatësira, cila ndikon më shumë në gjumin e mirë

290
0

Lagështia lë gjurmë në cilësinë e gjumit. Këtë e thonë ekspertët sipas të cilëve luhatjet e niveleve të lagështisë mund të shkaktojnë mjaft probleme.

 

Studimet kanë zbuluar se cilësia e mirë e ajrit, që përfshin edhe nivelin e saktë të lagështisë, përmirëson cilësinë e gjumit.

 

Rekomandimet shkencore për nivelin e duhur të lagështisë thonë se ai duhet të jetë nga 30 deri në 45 përqind.

 

Nëse lagështia në shtëpinë tuaj është mbi 50 përqind, ajo shkakton rritjen dhe përhapjen e mykut.

 

Gjatë stinës së alergjive, niveli i lagështisë rekomandohet të jetë nën 50 përqind që të ulë rrezikun e baktereve dhe alergenëve.

 

Përse Duhet Lagështia

 

Sistemi respirator i njeriut përmban qime mikroskopike të cilat kanë nevojë për lagështi në largimin e baktereve nga hunda dhe kraharori.

 

Thatësira e pengon këtë proces dhe bakteren shumohen në organizëm.

 

Kur Është Koha Që Të Rregulloni Nivelin E Lagështisë Në Shtëpi

 

Kur në dollapët tuaj shfaqet myku, atëherë në to ka shumë lagështirë.

 

Nëse peshqirët e banjës qëndrojnë të lagësht, atëherë niveli i lagështisë është i lartë.

 

Nëse ju thahet fyti ose ju çahen buzët pas gjumit, ajri është i thatë.

 

Gjakderdhja e tepërt nga hundët mund të tregojë edhe një ajër shumë të thatë.

 

Ajri i Thatë, E Ftohura Dhe Bllokimet Gjatë Gjumit.

 

Ajri i thatë irriton rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson hyrjen e viruseve të cilët jetojnë më gjatë në ajër të thatë.

 

Njeriu ftohet më shpesh dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes e lë pa gjumë.

 

Kësisoj kuptohet lehtë se si nivelet tepër të ulëta të lagështisë ndikojnë tek gjumi por edhe shëndeti i përgjithshëm.

 

Nga ana tjetër, ajri i thatë shkakton edhe gjakderdhje nga hundët.

 

Ajri i thatë ndikon edhe në shëndetin e lëkurës e cila preket më lehtë nga ekzema.

 

Nëse tashmë vuani nga alergji të ndryshme, duhet të dini që ajri i thatë i përkeqëson ato.

 

Mënyra më e thjeshtë për të shtuar nivelin e lagështisë në shtëpi është që të hapni dushin për disa minuta, pse të lëni në dhomën e gjumit një enë me ujë e cila do të avullojë./AgroWeb.org