Laboratori i drogës/ Lirohet nga burgu Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit

Laboratori i drogës/ Lirohet nga burgu Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit

442
0

Ka dalë nga burgu Ermal Hoxha. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë qelinë e burgut të Fierit plot tre ditë më parë. Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Ai u dënua për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Gjykata e Apelit pranoi edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar duke ulur 1/3 e dënimit për të ndaluarit.

Nga anëtarët e tjerë të grupit

Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, por iu ul në 8 vite dënimi.

 

Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8 vjet burg.

 

Genci Xhixha është dënuar 8 vjet e 7 muaj, në mungesë.

 

Arjan Dalipi 6.7 vite burg.

Gentian Gjonaj 7.3 vite burg.

 

Kelemnd Dalipi 7.3 vite burg dhe Sajmir Batku 8.7 vite burg.