Lajme

La skenën politike për t’iu futur televizionit, zbulohet destinacioni final i Grida Dumës

By vizional

November 11, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes 3 ditë më parë.

Sot Lori Hoxha ka konfirmuar se Grida Duma do të drejtojë “Top Storyn” në Top Channel që do të nis këtë të hënë. “Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur.

Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën.

 

Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbur.

Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma ne dklaraten e saj