Ky vend evropian regjistron temperaturën më të ulët ndonjëherë

Ky vend evropian regjistron temperaturën më të ulët ndonjëherë

263
0

Spanja regjistroi temperaturën e saj më të ftoftë të mërkurën, në stacionin meteorologjik në Pyrenees të Katalonisë është regjistruar -34.1 gradë Celcius.

Hera e fundit që Spanja theu rekordin e saj për mot të ftohtë ishte 2 shkurt 1956, kur u shënua temperatura -32.

Temperatura rekord e së mërkurës ndodhi në një luginë të vogël pranë majës së një mali të Pyrenees.

“Ajri i ftohtë nga anët e maleve u tërhoq nga graviteti dhe u grumbullua në nivele më të ulëta,” tha meteorologu Sergi Gonzalez në Twitter, duke treguar që temperatura në afër ishte gati 20 gradë më e ngrohtë.

Sipas Shërbimeve Meteorologjike Katalanase, 2020 ishte viti më i nxehtë në Barcelonë që nga fillimi i rekordeve në 1780. Raporti tregon se verat janë bërë dukshëm më të nxehta, ndërsa temperaturat gjatë dimrit u rritën më pak në mënyrë dramatike.

Spanja po përgatitet për një mot potencialisht rekord këtë javë. Nga e mërkura deri të dielën, agjencia meteorologjike e vendit ka lëshuar paralajmërime për stuhi dëbore, reshje të mëdha shiu, më shumë temperatura të ngrirjes dhe erëra të forta.

Sistemi i stuhisë me emrin “Filomena”, tashmë ka filluar të shkaktojë kërdi në Ishujt Kanarie, duke lënë më shumë se 50 litra hi për metër katror në disa zona dhe po lëviz drejt Gadishullit Iberik.

Madrid pret një reshje historike dëbore që fillon të enjten dhe zyrtarët po përgatisin qytetin për të përballuar ngjarjen e rrallë