Ky ishte momenti kur Zidane e bëri Ronaldon të luajë si numër...

Ky ishte momenti kur Zidane e bëri Ronaldon të luajë si numër 9

436
0

Zinedine Zidane ka nxjerrë maksimumin e Cristiano Ronaldos në rolin e qendërsulmuesit. Cristiano Ronaldo është duke luajtur në rolin e qendërsulmuesit në Real Madrid. Kjo ndodhi pas dështimit të klubit madrilen për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga Monaco, në verën e vitit të kaluar. Mbappe ishte objektiv i madh i Real Madridit për qendërsulmues të ri. Por, ai në fund iu bashkua rivalit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain. Mos ardhja e tij detyroi trajnerin Zinedine Zidane që ta aktivizojë Ronaldon në rolin e qendërsulmuesi. Dhe, vendimi ka filluar të dalë i suksesshëm sepse portugezi është duke shfaqur formë të mrekullueshme në periudhën e fundit.

 

Ai po ashtu ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes ndaj Juventusit ku shënoi dy gola në fitoren 3:0 në duelin e parë të skuadrave në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.