Aktualitet

Ky është shteti me pagat më të larta në Europë

By vizional

November 30, 2017

Sipas të dhënave të përpunuara nga ‘Wikipedia’, bazuar në informacionet e marra nga FMN, Banka Botërore dhe institucionet përkatëse statistikore vendase, paga më e lartë në Evropë është në Zvicër. Paga mesatare është 4,421 euro në muaj, duke u ndjekur nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia me 3,405, Danimarka me 3,270, Luksemburgu me 3,159 dhe Suedia me 2,713, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Evropë, pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Në Shqipëri, paga mesatare neto është 347 euro në muaj. Në këtë nivel, paga mesatare është më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në Kosovë, paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro. Në rajon, pagën mesatare më të lartë e ka Mali i Zi, me 509 euro në muaj, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372 euro.

 

Renditja

 

Zvicra 4,421

Islanda 3,430

Norvegjia 3,405

Danimarka 3,270

Luksemburgu 3,159

Suedia 2,713

Finlanda 2,509

Irlanda 2,479

Gjermania 2,270

Franca 2,225