Ky është qyteti me më shumë raste Covid në 24 orët e...

Ky është qyteti me më shumë raste Covid në 24 orët e fundit

252
0

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e pandemisë COVID-19 në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 406 raste të reja. Fatkeqësisht Koronavirusi u ka marrë jetën 4 qytetarëve: një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

 

Njoftimi i Ministrisë

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki: 185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.