Histori njerëzore

Ky është njeriu më me fat në botë… por edhe me një zemër të madhe (HISTORIA)

By vizional

March 09, 2019

Një burrë me emrin Mike Wirski ka fituar 273 milion dollarë në llotari. 52-vjeçari bleu kuponat e llotarisë dhe vajti në një fast- food për të ngrënë por kur u khye në shtepi kuptoi se i kishte harruar kuponat në lokal. I pashpresë u kthye në lokal dhe u habit kur kamarierët e informuan se dikush i panjohur i kishte kthyer kuponat dhe ata i kishin mbajtur. Sot 52-vjeçari fitoi 273 milion dollarë dhe thotë se mund të jetë njeriu më me fat në botë. Gjithsesi pas fitores së tij, Mike nuk e ka harruar njeriun e panjohur që i ktheu billetat dhe ka realizuar një video falenderimi ku i thotë se dëshiron ta njohë dhe t’i japën një pjesë nga paratë që fitoi.

 

Diçka e vështirë pasi tashmë qindra njerëz e kanë kontaktuar duke i thenë se ishin ata ‘personi që kërkonte’..