Lajme

Kjo është gazetarja televizive e vitit 2019

By vizional

January 03, 2020

Misioni i gazetarit edhe pse mund t’ju duket i lehtë disave, në fund të ditës është një detyrë e vështirë. Disa prej gazetarëve të njohur shqiptarë kanë lënë vërtet gjurmë gjatë këtij viti me raportimet e tyre në kohë reale. Në vend të parë si e preferuara e ndjekësve të revistës Class është gazetarja e njohur Anila Hoxha. E guxishme, tejet profesioniste, Anila Hoxha ka bërë një punë të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit, duke rrezikuar kështu edhe jetën për të sjellë në kohë reale çdo gjë që ndodhte në zonat e prekura nga tërmeti. Hoxha ka grumbulluar 3200 vota.

Ndërkohë, në vend të dytë renditet një gazetar që ka pasur të njëjtin mision si Hoxha. Gjatë ditëve kritike pas tërmetit, Muhamed Veliu ka qenë gjithmonë në krye të detyrës. Madje nuk ka mundur as të mbajë dot lotët nga situata e vështirë që shihte me sytë e tij në Thumanë. Veliu ka mbledhë 2200 vota.

 

 

Me 1800 vota në vend të tretë pozicionet gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana Lala. Edhe ajo ka pasur një vit të mbushur me ngjarje të vështira, por ia ka dalë të sjellë informacione të sakta, duke rrezikuar edhe jetën e saj.