Ah puçrrat kur je e rritur! Një ditë keni lëkurë të pastër, ditën tjetër, fytyra juaj ngjan si një “fushë betejë”. Nëse jeni një grua e cila vuan nga shpërthime të tilla me siguri dini edhe disa nga trajtimet bazë.Në varësi të ashpërsisë së puçrrave tuaja, ju mund të përdorni disa ilaçe pa recetë si acid salicilik dhe peroksid benzoil – ose mund të keni një krem të përshkruar (ose tre) nga dermatologu juaj.
Pavarësisht se çfarë po përdorni, thjesht sigurohuni që të shmangni këtë gabim të vetëm: Mos i përdorini këto produkte vetëm aty ku keni akne aktive, por në të gjithë fytyrën! Duhet të aplikoni produktet kudo dhe në zonën e ballit të mjekrës dhe faqeve.
Kjo për shkak se cikli mesatar i lëkurës zgjat rreth 28 ditë, që do të thotë se njollat që po shihni sot në të vërtetë kanë filluar të formohen javë më parë nën sipërfaqen e lëkurës.
Gjithashtu, qëndroni në përputhje me regjimin tuaj. Po, edhe kur lëkura juaj duket e pastër. Duke qëndruar në përputhje me trajtimet tuaja, ju do të parandaloni formimin e puçrrave të ardhshme. Kjo është edhe arsyeja pse dermatologët do t’ju kërkojnë që të keni durim duke përdorur ndonjë trajtim të ri. Duhet t’u jepni trajtimeve minimumi një muaj dhe deri në 12 javë (ose tre muaj) për të parë rezultatet e plota.