Kuvendi debat për shkarkimin, Meta bën lëvizjen e radhës: Do flas në...

Kuvendi debat për shkarkimin, Meta bën lëvizjen e radhës: Do flas në orën 17:00

379
0

Presidenti Ilir Meta do të ketë sot një konferencë për mediat në orën 17:00. “Sot në ora 17:00, konferencë për shtyp në Presidencë”, është ky njoftimi shkurtër i zyrës së shtypit të Metës.

Kujtojmw se sot Kuvendi do tw ketw njw mocion me debat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Seanca që do të nisë në orën 10:00 ka në rendin e ditës, një debat prej 5 orësh mes maxhorancës dhe opozitës për dekretin që shfuqizoi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Por dhe pse deklaratat nga eksponentë të PS ishin të prera se Meta do të shkarkohet, saqë Rama tha se  Presidenti nuk meriton të rrijë në zyrën e tij, në dokumentin e dorëzuar në Kuvend nuk përmendet fjala shkarkim.