Pas suksesit të këngës “Edhe ti” në bashkëpunim me Mozzik, këngë e cila arriti të bëhej e famshme edhe jashtë kufijve, Tayna është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reperja postoi nga atje foto në Kalifornia, e veshur si gjithnjë me shumë stil. Mirëpo, sigurisht që Tayna nuk ndodhet vetëm, por shoqërohet nga një personazh shumë i njohur.
Bëhet fjalë për modelen Kejvina Kthella, e cila e ka zbuluar këtë fakt duke publikuar në “Instagram” një foto me Taynën gjatë shëtitjes së tyre.
Kujtojmë që Tayna dhe Kejvina janë bërë shumë mikesha e madje, modelja u shfaq në një prej klipeve të reperes.