Kush janë vendet më të fuqishme në botë? Kjo është rradhitja…

Kush janë vendet më të fuqishme në botë? Kjo është rradhitja…

505
0

Është një debat i madh dhe pothuajse i papërfunduar në lidhje me rradhitjen e fuqive botërore, se kush qëndron në vendin e parë e kush në të dytin, por edhe viti 2017, nuk pati ndryshime. SHBA-të kanë ruajtur pozitën e tyre si vendi më i fuqishëm në botë, pavarësisht rënies së respektit për udhëheqjen e saj tani. SHBA-të në vendin e parë ndjekën nga Rusia, Kina dhe Britania e madhe në pozitat 2,3 dhe 4, më poshtë me pak statistika sipërfaqësore do të njiheni me 10 fuqitë më të mëdha botërore sot. Vlen të theksohet se rradhitja nuk ndryshon edhe sa i përket fuqisë ushtarake që kanë shtetet përkatëse që rradhitën si 10 vendet më të fuqishme.

 

  1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rradhitën në vendin e parë me 17.5 trilionë dollarë prodhim të brendshëm, të ardhurat për kokë banori janë 58,084 dollarë, ndërsa popullsia është 321,4 milion banorë.

 

  1. Rusia:

 

Rradhitet e dyta pas Amerikës sa i përket fuqive të mëdha botërore. Shteti rus ka një prodhim të brendshëm prej 1.9 trilion dollarë, 144,1 milionë banorë dhe 25,965 dollarë për kokë banori.

 

  1. Kina:

 

Në vendin e tretë rradhitet Kina me një prodhim të brendshëm prej 10.4 trilionë dollarë, me një popullsi të madhe prej 1.4 miliardë banorë gjë që bën që të ardhurat për kokë banori të jenë rreth 14,340 dollarë.

 

  1. Britania e Madhe:

 

Mbretëria e Bashkuar rradhitet në vendin e katërt me 3 trilion dollarë prodhim të brendshëm, 65,1 milionë banorë dhe 41,499 dollarë të ardhura për kokë banori.

 

  1. Gjermania:

 

Vendi më i famshëm në Unionin Evropian, rradhitet në vendin e pestë me 3.9 trilionë dollarë prodhim të brendshëm, 81,4 milion banorë dhe 49,674 dollarë për kokë banori.

 

  1. Franca:

 

Franca, rradhitet në vendin e gjashtë sa i përket fuqive të mëdha botërore, me 2.8 trilionë dollarë prodhim të  brendshëm, 66.8 milionë banorë dhe 41.476 dollarë të ardhura për kokë banori.

 

  1. Japonia:

 

Japonia rradhitet në vendin e shtatë me 4.6 trilionë dollarë prodhim të brendshëm, 127 milionë banorë dhe 38,142 dollarë të ardhura për kokë banori.

 

  1. Izraeli:

 

Izraeli rradhitet në vendin e tetë me 305,7 miliardë dollarë prodhim të brendshëm, 8.4 milion banorë, dhe 34,054 dollarë të ardhura për kokë banori.

 

  1. Arabia Saudite:

 

Arabia Saudite rradhitet në vendin e 9 të fuqive botërore me prodhim të brendshëm prej 746.2 miliardë dollarë, 31.5 milionë banorë dhe 53,802 dollarë të ardhura për kokë banori.

 

  1. Emiratet e Bashkuara Arabe:

 

Dhjetëshen e fuqive të mëdha botërore e mbyllin Emiratet e Bashkuara Arabe me 399.5 miliardë dollarë prodhim të brendshëm, 9.2 milion banorë dhe 67,217 dollarë të ardhura për kokë banori.