Kush ja bëri gjëmën gjyqtares së Elbasanit, gazetari zbulon prapaskenat: “Nuk jua...

Kush ja bëri gjëmën gjyqtares së Elbasanit, gazetari zbulon prapaskenat: “Nuk jua merr mendja kush fshihet pas kësaj”

424
0

Kush ja bëri gjëmën gjyqtares së Elbasanit, gazetari zbulon prapaskenat: “Nuk jua merr mendja kush fshihet pas kësaj”. Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin “Spotlight” ka zbuluar se kush fshihet në të vërtet pas skandalit të video-ve të gjyqtares së Elbasanit. Videot e Enkeleda Kapedanit kanë bërë xhiron e rrjetit duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike. Nga ana tjetër, gazetari zbulon se ajo është viktimë e kësaj ngjarjeje dhe është një puç i organizuar nga koleget e saj. Pra, një sulm i hapur. “Ajo që mua më intereson është të bëj një analizë se pse pikërisht në këto momente. Pra, ka një sulm ndaj zonjës. Sepse unë mendoj që ai është një sulm. Nga informacionet që unë kam marrë më rezulton në fakt që sulmi ka nisur nga kolegët e saj. Mesa duket këta gjykatësit e Elbasanit paskan një grup ëhats app-i dhe kishin nja dy ditë që po e diskutonin apo po qarkullonin videot e znj.Kapedani dhe në një moment të caktuar edhe asaj i kanë shkuar në vesh dhe aty ka marrë dhe vendimin për ta mbyllur.” -tha ai ndër të tjera.