
Është 33 vjec dhe një prej këngëtarëve më të kërkuar në Greqi. Me dy prindër shqiptarë, që për shkak të biografisë kanë qenë të vendosur në Laç, por me origjinë nga minoriteti.
Bëhet fjalë për Kristo Mastorën, këngëtarin më të kërkuar në Greqi, që talentin për muzikën, e ka marrë nga i ati dhe e ëma, Alfred Mastora dhe Donika Talo, raporton newsbomb.al.
Në qytetin e Laçit, prindërit e Kristos i njohin të gjithë. Donika, nëna e tij ka qenë këngëtare në Pallatin e Kulturës së Laçit. Ndërsa Alfred Mastora, ka qenë një muzikant dhe kitarist shumë i mirë. Pas viteve ’90 Fredi u largua në SHBA, ndërsa vetë Kristo ka lindur në qytetin e Laçit.
“Ai nuk ka folur asnjëherë mirë për Shqipërinë. Por prindërit e tij në Laç kanë qenë njerëz shumë të respektuar” shkruajnë komentuesit kur bëhet fjalë për karrierën e Kristo Mastorës, raporton newsbomb.al.