Kush është i riu që u lëndua në protestë (FOTOT nga spitali...

Kush është i riu që u lëndua në protestë (FOTOT nga spitali Ushtarak)

515
0

Ky është një prej të rinjve protestues i cili u lëndua gjatë përleshjes me policinë para Parlamentit. Quhet Gesard Hazizi, nga Fieri dhe sipas demokratëve, është një student ekselence në Gazetari. I riu ndodhet në spitalin ushtarak ndërsa fotot tregojnë edhe disa gërvishtje në qafën e tij. “Gesard Hazizi eshte nje student ekselent nga Fieri dhe sot ai eshte dhunuar nga policia e Edi Rames.

Rreth ores 11:50 gjate protestes para “parlamentit” policia ka goditur disa here mbi studentin e gazetarise. Tani ai ndodhet ne spitalin ushtarak dhe aty po monitorohet nga policia.

Policia e Leshit dhe Kapterr Ramiut i kane thene shokeve te Gesardit qe sapo te permiresohet dhe te dale nga spitali, Gesardin do t’a shoqerojme ne polici. Domethene te zhdepin dhe te arrestojne pas daljes nga spitali.

Duhet theksuar se Gesardi eshte me nje prind jetim. Nuk e ka babain, ndersa nena e tij eshte e pamundur. Ajo eshte invalide me KMCAP.

Edi Rama dhe zgjatimet e tij ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences nuk i kane dhene burse Gesard Hazizit, studentit te gazetarise, ekselentit nga Fieri. T’a mbeshtesim Gesardin. Tani ai eshte ne spital dhe policia do e arrestoje, sepse doli ne proteste”, shkruan gazetari Aulon Kalaja, i njohur për bindjet e tij të djathta.