Kush është Enrik Lluka, gjirokastriti që qëlloi kushëririn për 10 mijë euro...

Kush është Enrik Lluka, gjirokastriti që qëlloi kushëririn për 10 mijë euro dhe i plagosi rëndë të vëllanë

382
0

RENEA ka arrestuar sot shtetasin Enrik Lluka, i shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit.

Arrestimi i tij është bërë pas një aksioni të gjerë të forcave RENEA, të cilët blinduan banesën e Llukës dhe më pas bënë kapjen e tij.
NGJARJA
Enrik Lluka akuzohet si autor i një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy vëllezërve Dorian e Birbil Lluka. Konflikti me armë ka ndodhur pasditen e të martës së 22 marsit 2016, në afërsi të fshatit “Andon Poçi”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Autori i ngjarjes, kushëriri i dytë i vëllezërve, Enrik Lluka, (në atë kohë 28 vjeç), ka debatuar me dy vëllezërit dhe më pas ka qëlluar me armë drejt tyre, duke lënë të vdekur 29-vjeçarin Dorian Lluka, dhe plagosur rëndë Birbil Llukën. Shkak i konfliktit mes kushërinjve Lluka mendohet se ka qenë një borxh i pashlyer prej 10 mijë eurosh.