Kush është Delina Ibrahimaj, drejtoresha e re e Tatimeve?

Kush është Delina Ibrahimaj, drejtoresha e re e Tatimeve?

1521
0

Delina Ibrahimaj u emërua sot nga kryeministri Edi Rama, Drejtoreshë e të Përgjithshme e Tatimeve. Ibrahimaj e cila deri tani ka drejtuar INSTAT-in, është prezantuar në detyrën e re në një takim që kryeministri Edi Rama ka thirrur në kryeministri me drejtuesit e Tatimeve në vend.

INSTAT bën të ditur se Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Më herët ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.