Kush është avokati i Saimir Tahirit. Mbrojti edhe kombëtaren shqiptare në KAS

Kush është avokati i Saimir Tahirit. Mbrojti edhe kombëtaren shqiptare në KAS

586
0

Saimir Tahiri ka prezantuar avokatin e tij Artan Hajdari në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit. Artan Hajdari mbahet mend edhe si një nga avokatët që mbrojti kombëtaren shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) për ndeshjen me Serbinë.

Kush është Artan Hajdari

 

Sipas CV-së, të bërë publike, Hajdari është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane. Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës. Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998. Në periudhën 1991 – 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 – 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate. Në periudhën 1993 – 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 – 1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është Ortak Themelues i Studios së Avokatisë “Haxhia & Hajdari”. Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet. Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare. Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë. Fushat e tij të praktikës përfshijnë të drejtë civile, kontraktore, bankare dhe e drejtë financiare.