Aktualitet

Kush është adoleshenti që i dha fund jetës në Fier, vendimi që i kundërshtoi familja

By vizionc

October 28, 2019

 

Një ngjarje tragjike u shënua pasditen e së dielës, në fshatin Verri të Fierit, ku një 16 vjeçar i dha fund jetës, duke u vetëvarur.

Gjergji Tashi u gjet i varur me litarin e bagëtive në kasollen pranë banesës, rreth orës 16:30 të së dielës.

Kanë qënë familjarët ata që kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet.

Të afërmit e familjes Tashi, deklarojnë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi i ati kishte dalë në kemp, për shkak të problemeve me shëndetin.

Në një situatë të tillë 16 vjeçari donte të linte shkollën dhe të ikte në emigrim, por familja nuk e kishte lejuar sepse dëshironte që ai të vazhdonte shkollën.

Në kushte të vështira ekonomike dhe psikologjike, adoleshenti e ka parë vetëvrasjen si rrugën drejt shpëtimit.