Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit? Meri Shehu zbulon emrin...

Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit? Meri Shehu zbulon emrin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës

725
0

 

Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit? Meri Shehu zbulon emrin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet në Kosovë, kureshtja e të gjithëve është e madhe se kush do të fitojë, veçanërisht e fortë është kjo kureshtje për postin e kryeministrit.

 

Astrologia e njohur, Meri Shehu, apo siç njihet më mirë si, zonja Meri, për emisionin “#Gjesi” ka dhënë parashikimet e saja për atë se kush mund ta fitoj garën për kryeministër.

 

Sipas saj, janë dy kandidatë të fortë për këtë post, si Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

 

“Nga pikëpamja e astrologjisë në datën e zgjedhjeve do të kemi një hënë të plotë në shenjën e dashit dhe kjo do të ndikojë në mënyrë të barasvlershme tek dy figurat siç janë Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj. Sipas astrologjisë këta të dy mund të kenë të njëjtat shanse dhe të kemi pak a shumë të njëjtat vlera në marrjen e kandidatëve ose votuesve, kjo ngelet për tu parë. Pra në datën e zgjedhjeve këta të dy mund të dalin me vota pak a shumë të njëjta”, tha ndër të tjerash Meri.

 

Krahas Kurtit dhe Haradinajt, zonja Meri komenton dhe dy nga kandidatë e tjerë, si Vjosa Osmanin dhe Kadri Veselin.

 

Për të parën, thotë se qytetarët e shohin si shpresë, ndërsa për të dytin thotë se nuk mund ta luftoj korrupsionin.