“Kursimet janë rritur”, Lulzim Basha i përgjigjet ashpër Ahmetajt: O Tirja i...

“Kursimet janë rritur”, Lulzim Basha i përgjigjet ashpër Ahmetajt: O Tirja i ekonomisë harruat 500 mijë shqiptarët që përzutë

307
0

Lulzim Basha e ka quajtuar Tirja e ekonomisë zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili deklaroi në kuvend sot se kursimet e shqiptarëve janë rritur. Basha iu kundërpërgjigj duke i thënë se ata janë ‘rrenacakë’ të cilët mundohen të fshehin vjedhjet e 8 viteve në pushtet. Më tej Basha komentoi dhe deklaratën e Ahmetajt që citoi raportin e BB, e cila thotë se 30% e shqiptarëve janë në varfëri, që sipas Ahmetajt është ulur nga 35% që ishte.  Mirëpo Basha thotë se këtu ka ndikuar ikja e 500 mijë shqitarëve gjatë qeverisjes së Ramës. “I ra rreth e qark planit, por një gjë nuk përmendi Tirja e ekonomisë, taksën e naftën që kemi 7 vite që e kërkojmë. 240 lekë të vjetëra ua mori ky dhe vazhdon t’iua marrë. Por siç ju thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjet. 2.2 miliardë euro sa paketa mund të bëheshin për të mbuluar të varfërit. 120 milionë euro për luftën me beçhetin janë dyfish me paketat që gjasme ja dha njerëzve për t’i ndihmuar gjoja. Paga më ulët se Kosova. Sa për shifrat e Tires së Ekonomisë, BB thotë se 30% është në varfëri ekstreme, dhe ky thotë më parë kanë qenë 35%, por harron Tirja se janë 500 mijë shqiptarë që përzunë këta”, tha Basha.