Lajme

Kuroni veshkat tuaja të dëmtuara me sodë buke

By vizionc

January 17, 2020

 

Veshkat tuaja janë organe në formën e fasuleve që janë përgjegjëse për pastrimin e gjakut dhe toksinave duke i larguar ato nga trupi me anë të urinës. Përveç një detyre të tillë, veshkat tuaja janë gjithashtu përgjegjëse edhe për funksione të tjera. Ato përfshijnë rregullimin e presionit të gjakut, të numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe acidin.

 

Siç mund ta shihni, ju duhet të kujdeseni mirë për veshkat tuaja. Zakonet e dobëta të ushqyerjes, dehidratimi, infeksionet e traktit urinar, diabeti, hipertensioni dhe shumë gjëra të tjera mund të dëmtojnë veshkat tuaja.

 

Ashtu siç e përmendëm më lart, veshkat tuaja janë përgjegjëse për rregullimin e nivelit të acidit në gjak. Ato e bëjnë këtë duke  prodhuar bikarbonat natriumi, i cili është shumë i efektshëm ne neutralizimin e acidit. Përveç veshkave, ekziston një tjetër organ që prodhon bikarbonat natriumi-pankreasi juaj. Në fakt, ai prodhon më shumë bikarbonat natriumi se sa veshkat tuaja.

 

Siç mund ta dini, pankreasi është një hallkë kryesore për tretjen e duhur. Kjo sepse ai sekreton enzimat tretëse në zorrën e hollë duke ndihmuar tretjen e ushqimit. Një dietë që është e lartë në sheqerna dhe yndyra mund të dëmtojë pankreasin tuaj. Përfundimisht, aftësia e organit për të prodhuar enzima vihet në rrezik. Kështu, sasia e bikarbonatit të natriumit që prodhohet është shumë e ulët.

 

 

Ky është një lajm i keq për veshkat tuaja të cilat mund të dëmtohen sepse gjaku që ato filtrojnë ka nivel të lartë aciditeti për shkak se pankreasi është i paaftë të prodhojë sasitë e nevojshme të bikarbonatit të natriumit. Për këtë arsye, veshkat tuaja mund të përfundojnë të dëmtuara. Pas këtij dëmtimi, një mori ndërlikimesh shëndetësore mund të pasojnë.

 

Dializa është një nga procedurat më të zakonshme mjekësore për individët me veshka të dëmtuara. Dializa ndihmon në pastrimin e gjakut, rol që veshkat nuk janë më të afta ta kryejnë me efektivitet. Sipas ekspertëve, dializa që përfshin përdorimin e bikarbonatit të natriumit, është shumë e efektshme në ngadalësimin e degjenerimit të veshkave.

 

Është pikërisht kjo arsyeja pse ky medikament në kushte shtëpie i përgatitur me një gotë ujë dhe një lugë çaji sodë buke të tretur në të,thuhet se është një zgjidhje shumë e fuqishme kundra veshkave të dëmtuara.

 

Emri kimik i sodës së bukës është bikarbonat natriumi– për të cilin diskutuam më lart! Soda e bukës është një produkt që gjen përdorim të gjithanshëm. Ndihmon gjithashtu në neutralizimin e acidit të tepërt në gjak, duke u kursyer kështu veshkave shumë sforco. Një lugë çaji në një gotë uji është një medikament efektiv për veshkat e dëmtuara, veçanërisht nëse pankreasi dhe veshkat tuaja nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të bikarbonatit të natriumit.

 

Ka disa gjëra të tjera që mund të bëni në mënyrë që ky medikament të funksionojë në mënyrë sa më efektive. Për shembull, duhet të pini shumë ujë në mënyrë që të lehtësoni largimin e papastërtive në gjak. Është gjithashtu e rëndësishme të zvogëloni konsumimin e ushqimeve të pasura me yndyra dhe sheqer. Duhet të hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe sasive të tepërta të alkoolit e të bëni çmos për të ulur konsumin e kafesë, çajrave dhe pijeve me gaz.