Kuriozitet: Çfarë tregon grupi i gjakut për personalitetin tuaj

Kuriozitet: Çfarë tregon grupi i gjakut për personalitetin tuaj

357
0

Në disa kultura, grupi i gjakut merr të njëjtën rëndësi sa horoskopi dhe 12 shenjat e zodiakut. Njësoj si yjet që mund të parashikojnë të ardhem, të tjerë besojnë se grupi i gjakut lidhet drejtëpërdrejte me natyrën dhe personalitetin e njerëzve. Më poshtë do të lexoni karakterin sipas grupit të gjakut !

 

Grupi i gjakut A – Individët me tipin A të gjakut vendosin të tjerët para. Ata janë dëgjues të mirë dhe miq të shkëlqyer. Njerëzit me grup gjaku A priren t’i fshehin emocionet dhe në fillim mendojnë gjithmonë për të tjerët. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme të tilla si depresioni dhe ankthi.

 

 

Këta njerëz shquhen për aftësite e tyre në fusha si: kontabilistë, bibliotekarë, avokatë, ekonomistë dhe shkrimtarë. Në dashuri, përshtaten më shumë me individë të tjerë të tipit A ose ato AB.

 

Grupi i gjakut B – Njerëzit me gjak B janë tejet të hapur dhe mirëpresin çdo gjë të re në jetën e tyre. Njësoj si njerëzit A dhe personat e grupit të gjakut B bëjnë lehtësisht miq, por me një ndryshim. Kur vjen puna tek problemet këta janë njerëzit që vendosin dhe mendojnë gjithmonë për veten e më pas për të tjerët.

 

Individët e Tipit B janë tepër shprehës dhe mund të “lexohen” lehtësisht nga të tjerët sepse gjuha e trupit i tradhëton. Për shkak të kësaj, ata mund të bëjnë mjaft mirë profesionin e psikologut, gazetarit.

 

Grupi i gjakut AB – Këta njerëz janë tejet spirituozë shumë racionalë dhe të ekuilibruar. Ata janë planifikues dhe organizatorë të shkëlqyer. Individët e grupit AB kanë aftësinë për të mbi-prodhuar hormonet si adrenalina, duke i bërë këta njerëz mjaft aktivë. Ju do të shkëlqeni ne marrëdhëniet me publikun, si dhe pozita menaxheriale dhe arsimore.

 

Lloji i gjakut O – Ky është lloji më i zakonshëm i gjakut. Njerëzit e llojit O kanë një fuqi të pazakontë.Ata mund të jenë aktivë 24 orë në ditë dhe asnjëherë nuk thonë u lodha.. Ata janë shumë konkurrues dhe kanë tendencë të fokusohen tek fama sesa tek krijimi i lidhjeve të reja. Për shkak të kësaj, ata janë shumë të aftë në pozita udhëheqëse. Këta njerëz shkëlqejnë në fusha si kontabilistë, politikanë, biznesmenë dhe si dhe terapistë.