Lajme

Kurbini dhe Kruja nen uje. Alarm nga lumi Ishëm dhe Budulla

By vizional

September 24, 2019

Përmbytjet kanë shkaktuar një gjendje alarmante në Kurbin gjatë natës. Uji ka hyrë në shumë banesa dhe banorët thanë se këtë gjendje nuk e mbanin mend ndonjëherë të kishte ndodhur.

Po ashtu, fshati Murqinë i Krujës është gdhirë i përmbytur. Lumi Ishëm dhe kanali i Budullës kanë dalë nga shtrati gjatë duke përmbytur fshatin.

Janë rreth 50 banesa të rrethuara nga uji, por fatmirësisht uji akoma nuk ka hyrë nëpër banesa.

Problem i madh është prurja e madhe e lumit dhe e kanalit të Budullës, niveli i të cilave po rritet ndjeshëm çdo sekondë.

Ndërkohë, në disa fshatra të tjera gjendja është alarmante. Janë përmbytur fshatrat Luz, Mazhë, Mallkuc, Gjuricë, Bilaj, Murqine, Hasan, Ura e Gjoles etj… Janë me qindra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa të rrethuara nga uji. Shumë familje janë të izoluara brenda dhe niveli i ujit po rritet çdo sekondë.

Mësohet se është përmbytur autostrada Fushë Krujë – Milot në afërsi të Luzit.  Një vërshim i madh uji në rrugë e ka bërë të vështirë kalimin, niveli i ujit ka arritur në 30 centimetra.